Ahmeti: A thua pse do ta votojnë LDK e PDK Buxhetin?

Lajme

Ahmeti: A thua pse do ta votojnë LDK e PDK Buxhetin?

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:35

Rreth deklaratave të kryetarëve të Këshilltarëve Komunalë të PDK-së e LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Lirak Çelaj e Sami Hamiti, se do ta votojnë Buxhetin e Komunës, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“LDK dhe PDK po thonë se do ta votojnë çfarëdo Buxheti që dërgoj vetëm që mos të shkojnë në zgjedhje për Kuvend Komunal. Athua pse? Sepse qyteti i Prishtinës do ta thoshte mendimin e vetë për koalicionin LDK - PDK në krye me Sami Hamitin. Ai mendim duhet të kuptohet, është parim i demokracisë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat