Në Landin Baden Württemberg, 2800 azilkërkues nga Kosova

Lajme

Në Landin Baden Württemberg, 2800 azilkërkues nga Kosova

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:21

Landi Baden Württemberg i Gjermanisë jugperëndimore ka pasur vitin që shkoi një numër rekord të azilkërkuesve.

Më shumë se një vit më parë në këtë njësi federale të Gjermanisë kanë kërkuar azil 25673 persona ose 85 për qind.

Sigurisht, numri më i madh i kërkuesve të azilit kanë ardhur nga Siria, gjegjësisht 5600 veta.

Por është interesante se menjëherë pas sirianëve të ikur nga lufta, në radhë vijnë shtetasit e Serbisë me 3300 azilkërkues dhe ata të Kosovës me 2800 sish.

Me këtë, rezulton se 60 për qind e kërkesave të azilit kane ardhur nga vendet e ashtuquajtura “të sigurta”, siç konsiderohen vendet e Ballkanit.

Në vazhdim vijnë shtetasit e Gambisë me 2240 dhe ata të Eritresë me 1400 kërkues azili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat