Limaj: Organet e rendit të mos pranojnë urdhra politik

Lajme

Limaj: Organet e rendit të mos pranojnë urdhra politik

Më: 29 janar 2015 Në ora: 21:44

Kryetari i Nisma së Kosovës, Fatmir Limaj i ka bërë thirrje organeve të ndjekjes që të mos pranojnë urdhra politik. Sipas tij koalicioni qeverisës për t'ua mbyllur gojën qytetarëve po bastis dhe arreston njerëz siç thotë ai, natë dhe mesnatë.

"Me shqetesim po i percjelli zhvillimet pas protestes te dites se marte.

Koalicioni qeverises pasi qe i ka fut ne kontroll te plote median publike (te regjimit) dhe po kerkon tua mbyll gojen edhe atyre pak mediave qe kan mbet te pavarura, koalicioni qeverises ne teren po vazhdon nje fushate represive qe ka filluar dhe po vazhdon nga dita e marte, duke bastisur dhe arrestuar njereze ane e kend Kosoves nate e mesnate.

I bej apel organeve te ndjekjes, te veprojne dhe te procedojne sipas ligjit ne menyre te paanshme, individuale me te gjithe ata qe kan ra ndesh me ligjin.

Te ikin, dhe te mos pranojne ta kthejne kete ceshtje ne nje fushate represive ndaj qytetareve per te futur frike dhe pasiguri,sipas deshires se koalicionit qeverises

Prandaj, iu beje apel ketyre organeve, qe te mos pranojne urdhera politik, sepse ky do te ishte demi me i madh qe do te i shkaktohej shtetit tone", ka shkruar Limaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat