Ministri Rrahmani vizitoi të lënduarit

Lajme

Ministri Rrahmani vizitoi të lënduarit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:32

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ka vizituar të lënduarit në QKUK gjatë protestës së ditës së djeshme.
Fillimisht, ai ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj, i cili e njoftoi për situatën dhe për gatishmërinë e treguar nga stafit mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjent dhe të gjitha klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Aktualisht në Klinikën e Ortopedisë janë të shtrirë 3 pacientë të lënduar, nga 170 sa kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shtuar se gjendja e pacientëve të shtrirë në klinikë është stabile”, ka thënë ai .
Më pas Ministri i Shëndetësisë Dr. Imet Rrahmani, ka vizituar të lënduarit, të cilëve u uroi shërim sa më të shpejt. Ndërsa stafit mjekësor të QKUK-së i ofroi mbështetje të plotë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat