RrGGK dënon dhunën e policisë të ushtruar sot ndaj protestuesve

Lajme

RrGGK dënon dhunën e policisë të ushtruar sot ndaj protestuesve

Më: 27 janar 2015 Në ora: 15:05

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon dhunën e policisë të ushtruar sot ndaj protestuesve, në protestën gjithëpopullore me moton “Jabllanoviç jashtë – Trepça është e jona.”

E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e drejtë themelore e çdo qytetari në një shtet demokratik.

Mirëpo, ajo çka i parapriu protestës përfshirë arrestimet e ndryshme, ndalimet e udhëtimit të autobusëve me protestues që vinin nga qendra të ndryshme të Kosovës, vendosja e barrikadës së policisë rreth qeverisë, konfiskimi i mjeteve të zërimit të protestës etj., përbëjnë veprime jo-demokratike, që më së shumti i shërbyen acarimit të protestuesve, ende pa nisur protesta.

Këto veprime, si dhe hedhja e gazit lotësjellës në protestën që nisi si protestë paqësore, provokuan eskalimin e situatës dhe gjithë dhunën që ndodhi më pas./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat