Në vitin 1911, New York Times shkruante për bukurinë e shqiptarëve dhe trimërinë në luftën kundër turqve (Dokument)

Lajme

Në vitin 1911, New York Times shkruante për bukurinë e shqiptarëve dhe trimërinë në luftën kundër turqve (Dokument)

Më: 26 janar 2015 Në ora: 21:15

Në arkivat e prestigjiozes amerikane, New York Times, gjendet një artikull i datës 21 maj 1911, ku përshkruhen veç tjerash veçoritë e popullit shqiptar.
Artikulli përshkruan se si shqiptarët "janë të bukur dhe të talentuar".

Përshkruhen si skocezët në shekullin e 17'të.

"Shqiptarët janë një nga racat më të bukura në Europë. "Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta, dhe më së shumti kanë sy me ngjyrë. Mënyra e tyre e të ecurit është një tjetër element që të bën për vete, e sidomos mënyra e tyre e të kërcyerit dhe vallet e tyre kur konkurrojnë në Serbi. Herën e parë që unë pashë vallet e tyre, ata më dhanë një kënaqësi të veçantë", thuhet në artikull.

"Shqiptarët janë elegantë dhe të fortë gjithashtu. Është e vërtetë, ata janë shumë të bukur dhe shumë të talentuar. Janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe unë do të thotë se ata janë raca më e mirë në Ballkan nga ana intelektuale dhe fizike. Edhe në Konstandinopojë, do të shihni se ushtarët dhe zyrtarët më të mirë janë Shqiptarë", thuhet në artikull, të cilin e ka risjellur Adrian Llazaj dhe që është riaktualizuar me titull "NYT: Shqiptarët, raca më e bukur në Europë".

NYTimes per shqiptaret

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat