Naser Kelmendi paraqitet në gjykatë

Lajme

Naser Kelmendi paraqitet në gjykatë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:53

Është paraqitur sërish në seancën gjyqësore Naser Kelmendi, kosovari me shtetësi boshnjake akuzohet për krim të organizuar, vrasje të rëndë dhe trafikim me narkotikë.
Ai në seancën e kaluar ka thënë se ndihet i pafajshëm për të gjitha akuzat që ngarkohet.

Në seancën e 16 janarit, Kelmendi i konsideroi këto akuza prodhim boshnjak.

“Këto akuza janë prodhim nga Bosnja. Pres nga gjykata ta vërtetojë pafajësinë time”, pati thënë Kelmendi.

Ai është duke u kërkuar nga shteti boshnjak pasi edhe atje akuzohet krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat