Marksistët serbë: Trepça i takon Kosovës

Lajme

Marksistët serbë: Trepça i takon Kosovës

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:36

Organizata serbe mbështet Trepçën dhe pavarësinë e Kosovës

Të majtët radikalë serbë të organizatës “Marks21” që e pranojnë pavarësinë e Kosovës, kanë thënë se Serbia po ndërhyn padrejtësisht në çështjen e Trepçës.

“Cili është qëndrimi ndaj kësaj situate i revolucionarëve socialist nga Serbia? Ne jemi të udhëhequr nga idea e internacionalizmit. Për ne, është e papranueshme që shteti i Serbisë të vazhdojë ta imponojë veten si autoritet legjitim në Kosovë. Republika e Serbisë nuk është qeveria legjitime e Kosovës, qëkur popullsia shumicë nuk do që në territorin e saj të kthehet Serbia,”, thuhet ne njoftimin e organizatës, percjell politiko.net.

Në njoftim theksohet se mbështesin plotësisht minatorët.

“Për më shumë, ne solidarizohemi 100% me kërkesat e minatorëve. Ata duan nacionalizimin e Trepçës nën Qeverinë e Kosovës. Kjo nuk ndodhi, por ata kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë të protestojnë, edhe pse Kryeministri i Kosovës u ka bërë atyre thirrje për ta ndërprerë grevën. Ne u dëshirojmë atyre sukses”, vlerëson organizata “Marks21”.

Sipas organizatës në fjalë, Serbia po prek Trepçën si një okupator dhe po nxcit nacionalizmin serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat