Vetëvendosja përgatitet për protestë, mobilizohet edhe policia (Foto)

Lajme

Vetëvendosja përgatitet për protestë, mobilizohet edhe policia (Foto)

Më: 24 janar 2015 Në ora: 11:26

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur përgatitjet për protestën e sotme. Ata tashmë kanë nisur të bartin pllakatet dhe të dërgojnë mjetet teknike për të mbajtur fjalime në sheshin e kryeqytetit.

Derisa aktivistët e Vetëvendosjes po bëjnë përgatitjet për protestë, Policia e Kosovës po i monitoron ata në çdo hap.

Një patrullë e policisë aktualisht ndodhet përballë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, prej ku do të nisen protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat