Mesazhi i Don Lush Gjergjit: Ja pse Vatikani ende nuk e njeh Kosovën (Video)

Lajme

Mesazhi i Don Lush Gjergjit: Ja pse Vatikani ende nuk e njeh Kosovën (Video)

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 00:22

Në këtë ditë të Lindjes së Krishtit, Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka një mesazh ndryshe për shqiptarët:Të ruajnë vëllazërinë dhe tolerancën fetare nga ndikimet e huaja.
Ai tregon dhe arsyet pse Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën dhe fajin për këtë duket se e ka qeveria e ish kryeministrit Hashim Thaci.
Në një intervistë për “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku dhënë mbrëmë në Ora News, Don Lush Gjergji tregon arsyet:
“Dokumentete dhe argumentet janë të qarta. Kosova duhet të bëjë më tepër dhe duhet të jetë më e vëmendshme për plotësimin e disa kushteve themelore për tu pranuar nga Vatikani.
Duhet të rregullohet çështja e bashkive fetare, ndërta dhe dhe ajo e Kishës Katolike ka disa elemente që selia e shenjtë nuk i pranon si martesa njëgjjinore për të cilat ne kemi reaguar dhe mbi të gjitha Vatikani e ka emëruar nunsin apostolik në Kosovë, por Kosova jo. Është dashtë të bëjë hapa të ndërsjelltë. Ne kemi propozuar para dy vitesh, tani u bënë tre vite.. edhe nga presidentja, kryeministri dhe mnistri u tha se brenda disa muajve do të kemi ligjin për bashkësinë fetare por ende nuk është bërë. E njëjta është dhe me të propozuarin por nuk kemi përgjigje, nuk dimë përse”

Ruani tolerancën fetare nga ndikimet e huaja

Sipas tij ka sinjale të hershme, kryesisht në Kosovë përgjatë 15 viteve çlirim sekte të ndryshme fetare nga bota arabe janë përpjekur të përçajnë dhe dëshmojnë të kundërtën.
“Mos të biem nën ndikimin dhe tendencat e të tjerëve të cilët na kanë lakmi për këtë begati dhe për këtë vëllazëri gjithshqiptare dhe mundohen me çdo kusht të na përçajnë dhe dëshmojnë të kundërtën. Ne jemi shembull dhe model për Mesdheun dhe Ballkanin, Europën dhe botën. Një popull i vogël me përkatësi fetare të krishterë apo myslimane, por ku ka jo vetëm tolerancë, por edhe vëllazëri dhe bashkëjetesë. Pasi për ne toleranca do të ishte shumë pak. E kjo ka ndikuar që shumë sekte të ndryshme sidomos nga bota arabe mundohen me çdo kusht, sidomos këtu në Kosovë pas çlirimit 15 vite janë munduar dhe mundohen edhe sot të mbjellin farën e ndarjes dhe përçarjes. Shqiptari duhet të jetë vetvetja dhe nuk duhet të lejojë askënd të na thejë këtë mozaik bashkimi”.
Vizitën e Papa Françeskut ai e cilëson një ngjarje të madhe për mbarë shqiptarët.
“Gjithsesi sepse Papa përmes Shqipërisë vizitoi gjithë shqiptarët.Ti kthemi vetvetes dhe ti kthehemi të vërtetës. Ta nderosh dhe të çosh apo nderosh vëllain apo motrën tëndë ashtu siç është , është piknisja e bisedimit, dialogut që na bën të jemi sa më të pasur shpirtëishht dhe kulturalisht dhe të jemi sa më lumtur”.
Si biograf i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji shprehet se ajo është përfaqësuesja më e denjë e traditës dhe kulturës shqiptare.
“ Nëna Terezë është përfaqësuesja më e mira dhe më e denja e traditës dhe kulturës shqitare që e ka bazamentin në mikpritje, bukë dhe zemër, në dëshirën që tjetri të jetë mirë dhe të ndihet mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat