Kusari Lila, mori pjesë në meshën për Krishtlindje

Lajme

Kusari Lila, mori pjesë në meshën për Krishtlindje

Nga: P.Rudi Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:31

Në komunën e Gjakovës qytetarët e besimit katolik po kremtojnë Krishtlindjet.

Mesha kryesore është mbajtur na Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në qytet, ku pos besimtarëve dhe qytetarëve tjerë, ka marrur pjesë edhe kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila. Mesha është drejtuar nga padër Ndou, i cili tek të pranishmit e shumtë ka përcjellur mesazhet humane, për dashuri ndërmjet vete, paqe, tolerancë dhe kontribut për të mirën e vendit.

Ndërkaq, kryetarja Mimoza Kusari Lila, e cila ka qenë i shqoëruar nga bashkëshorti, bashkëpunëtorë dhe asambleistë, edhe me rastin e mbajtjes së meshës ka përcjellur mesazhin urues për bashkëqytetarët besimtarë, si dhe është shprehur për atmosferën e bukur dhe shumë të ngrohtë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat