Mendon ta shesë lopën, për të ikur nga Kosova

Lajme

Mendon ta shesë lopën, për të ikur nga Kosova

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 22:56

Kushtet e rënda ekonomike ia kanë rënduar jetesën Xhafer Selmanit nga fshati Muçibabë, afër zonës kufitare me Serbinë.
Vet i treti në familje, pa asnjë të punësuar, e kanë shtyrë Xhaferin të mendojë për alternativën, që për shumë banorë të Kosovës po shihet si zgjidhje e problemit.

Ai thotë se ka nisur të kursejë të holla që fiton nga puna e herë-pas-hershme si punëtor krahu, ndërkaq do ta shesë edhe të vetmen lopë që ka, për të mësyrë rrugët e Perëndimit.

Jeta për Xhaferin është vështirësuar edhe më shumë kur shteti ia ka ndalur edhe asistencën sociale, që e merrte në emër të fëmijës së vetëm i cili është me aftësi të kufizuara.

Por, pos kushteve të rënda ekonomike të banorëve të kësaj zone kufitare, aty mungojnë edhe kushtet elementare për jetë.

Rruga e fshatit është në këtë gjendje, ku banorët mezi nxjerrin këmbët nga balta, për të lëvizur drejt shtëpive ku jetojnë. 15 vjet nga përfundimi i luftës, asnjë qeverisje e Gjilanit, nuk u mor me këtë pjesë të territorit të saj, transmeton Koha.net.

Ibrahimi deklaron se, rreth 30 të rinj kanë ikur nga fshati, duke mësyrë rrugët e Evropës. Sipas tij janë edhe pesë familje, të cilat ia kanë bërë me dije se brenda ditësh do të nisen rrugëve për në Hungari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat