Shtohet numri i udhëtarëve për shkak të festave

Lajme

Shtohet numri i udhëtarëve për shkak të festave

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 22:01

Në prag të festave edhe Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari" ka fluks të madh të udhëtarëve.

Në përgjithësi qytetarët janë të kënaqur me shërbimet, megjithatë çmimi i biletave mbetet i lartë për shumë kë.

” Biletën unë e kam marrë para një muaji edhe nuk mu ka duke edhe aq shtrenjtë “.

“Për disa që nuk kanë është shtrenjtë, i kam djemtë nuk mërzitna”.

E ka edhe të tjerë që ankohen duke u bazuar në standardin jetësor të Kosovës.

” Në këtë moment janë çeshit, çeshit asnjë moment nuk janë në nivel si duhet ka dallime të mëdha herë nalt herë poshtë , po kufi nuk ka qe me pas një kufi me ditë udhëtari çmimin si duhet , është qysh t'i zanë njerëzit, që 40 vjet udhëtoj edhe kurrë nuk na kënaqin, banje çmos ka edhe dredhime qe bajne jo s'ka vend ,jo biletat shtrenjtë”.

Edhe zyrtarët e aeroportit përmes postës elektronike thonë se tani ka një numër dukshëm të shtuar të udhëtarëve për shkak të festave të fundvitit. Thonë se çmimet e biletave përcaktohen nga ngarkesat e tregut dhe vendosen nga kompanitë ajrore. Për vitin e ardhshëm premtojnë fluturime shtese me ç'rast pritet edhe rënia e çmimit të biletave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat