Thaçi takoi Ilir Metën në Prishtinë

Lajme

Thaçi takoi Ilir Metën në Prishtinë

Nga: P.Rudi Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:43

Zv.kryeministri Hashim Thaçi ka takuar sot Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes rrjetit social Facebook Thaçi ka thënë se ishte kënaqësi që të pija kafenë e mëngjesit në Prishtinë bashkë me Ilir Metën.

"Theksuam vlerën dhe dobinë e madhe e Rrugës së Kombit që po mundëson vizitat e shpejta dhe të shpeshta në mes miqve e familjeve dhe kujtuam se sa torturues ishte rrugëtimi vite më parë”, ka shkruar Thaçi.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Pata kënaqësinë që të pija kafenë e mëngjesit në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta dhe të bisedoja me të mbi zhvillimet më të fundit politike në dy vendet tona. Mes të tjerave theksuam vlerën dhe dobinë e madhe e Rrugës së Kombit që po mundëson vizitat e shpejta dhe të shpeshta në mes miqëve e familjeve dhe kujtuam se sa torturues ishte rrugëtimi vite më parë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat