Kurti: Me këtë Qeveri, Serbia bëhet më e fuqishme në Kosovë

Lajme

Kurti: Me këtë Qeveri, Serbia bëhet më e fuqishme në Kosovë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 22:42

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se Blloku nuk ishte krijuar për shkak të siç tha 'dashurisë' që kishin për njëri-tjetrin. Tha se LDK'së dhe AAK'së i janë dashur numrat e VV'së sepse po të mos kishin nevojë për këtë sipas tij VV as që do të ishte ftuar në këtë Bllok.
Duke komentuar deklaratat e liderit të AAK'së Ramush Haradinaj se LDK nuk e donte VV'në në Bllok, Kurti tha se as LDK, as AAK e as NISMA nuk e donin Vetëvendosjen në Bllok.

"Ata e kanë pasur nevojën tonë. Ata i kanë pasur nevojë 16 deputetët e Vetëvendosjes. Po t'i kishin pasur numrat kurrë s'na kishin thirr. Po t'i kishte pasur LDK'ja 40 deputetë, e AAK 15 e NISMA nja 10 Vetëvendosjen kurrë se kishin thirr", tha Kurti.

Tha se me Qeverinë aktuale Serbia po bëhet edhe më e fuqishme në Kosovë.

"Është një lloj triumvirati, e kemi Mustafën me LDK, Thaçin me PDK dhe Listën serbe me Vucicin. Pra është triumvirat, si në kohërat romake. Kjo është gjithçka përveçse demokracisë, parlamentarizmit e kështu me radhë. Mendoj se do të kemi më shumë gjëra të njëjta do të thotë më shumë privatizime dhe më shumë koncesione e pazare me Serbinë jashtë vendit me ç'rast Serbia bëhet gjithnjë e më e fuqishme në vendin tonë",tha Kurti në emisionin 'Argument Plus' në RTV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat