Ish agjenti i AKI-së: Unë dhe familja ime ndihemi të rrezikuar!

Lajme

Ish agjenti i AKI-së: Unë dhe familja ime ndihemi të rrezikuar!

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:59

Ish agjenti AKI-së, Bojan Bozoviç përmes një statusi në rrjetin social tregon se ndihet i rrezikuar pas intervistës në një nga televizionet tona.

Bozoviç thotë se në prag të natës së dytë pas intervistës ai dhe familja e tij në veri të Kosovës nuk kanë as një mbrojtje dhe përkujdesje nga institucionet.

“Unë tregova çka kam në zemër, dhe qka ma thot zemra. Populli po më përkrah dhe i faleminderohem. Në prag të natës së dytë , në veri të Kosovës, unë me familjen time jemi pa kurfar mbrojtje dhe pa kurfar përkujdesje. Zoti na ndihmoft!”,shkruan ish agjenti i AKI-së në FB.

Bojan Bozoviç muaj më parë kishte deklaruar se në Policinë e Kosovës ka dorëzuar një dosje me të dhëna për vrasjen e policit Enver Zymberi, derisa gjatë intervistës së mbrëmshme përveç të tjerash ai ka folur për shumë veprime kriminale që zhvillohen në pjesën veriore të Kosovës. M.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat