Haziri: Koalicioni i elefantëve do të funksionojë pa problem

Lajme

Haziri: Koalicioni i elefantëve do të funksionojë pa problem

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:05

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni PDK-LDK është fillim i ri për Kosovën, duke besuar se kjo Qeveri do të bëjë punë të mira për shtetin dhe qytetarët.

Ai është shprehur i bindur se ky koalicion, siç e quajti ai, i elefantëve, do të funksionojë pa problem.

Haziri në një intervistë ‘Epokën e re’ ka paralajmëruar se gjatë mandatit qeverisës do të aprovohet Ligji për Qeverinë dhe kryeministri Mustafa do ta zvogëlojë numrin e dikastereve qeveritare.

“Koalicioni i elefantëve do të funksionojë pa problem. Duhet pritur 100 ditëshin dhe pas kësaj periudhe Qeveria do të dalë me vlerësimet e para implementim të programit si dhe do t’i jep shenjat e para të funksionalitetit”, u shpreh Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat