Pacolli: Të eliminohet rreziku nga qentë endacak

Lajme

Pacolli: Të eliminohet rreziku nga qentë endacak

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 15:48

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me rrezikun nga qentë e shumtë endacakë. Ai ka apeluar që me urgjence të trajtohet ky problem dhe organet kompetente, komunat përkatëse të krijojnë mekanizma për eliminimin e këtij rreziku të madh.
Ja postimi i plotë në Facebook:

Para disa muajsh, nëpërmjet një paraqitje në televizion pata folur për rrezikun që qytetarëve tanë nga qentë endacakë.

Evidentimi i një rreziku të tillë për bazë e kishte përditshmërinë e rrugëtimit tim nëpër qytetet e Kosovës.

Alarmi që unë u përpoqa të jap në atë kohë kishte për qëllim nxitjen e zyrtarëve kompetentë nëpër komuna që të ndërmarrin veprime konkrete në parandalimin e rrezikut nga qentë endacak.

Fatkeqësisht, dje erdhi viktima e radhës nga qentë. Një fëmijë 5 vjeçar vdiq nga sulmi i qenve, ndërsa rreziku vazhdon të jetë në nivel të lartë.

Jeta e qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilit zyrtar, i secilit individ në këtë vend. Asgjë tjetër nuk ka kuptim nëse mungon angazhimi për të siguruar jetën e qytetarëve.

Është pak e çuditshme për mua se si asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht rreziku nga qentë e shumtë endacakë. Për më tepër, këta qenë lehtësisht shpërndajnë epidemi të rrezikshme.

Unë apeloj që me urgjence të trajtohet ky problem dhe organet kompetente, komunat përkatëse të krijojnë mekanizma për eliminimin e këtij rreziku të madh.

Familjes së vogëlushit të ndjerë, i shpreh ngushëllimet më të thella dhe keqardhjen e madhe si një familjar dhe si prind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat