Gratë nga Beogradi dhe Prishtina me plan të përbashkët

Lajme

Gratë nga Beogradi dhe Prishtina me plan të përbashkët

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:23

Shoqëria civile dhe mediat në Beograd dhe në Prishtinë u mblodhën për herë të parë në Beograd më 15 e 16 dhjetor 2014, si pjesë e procesit të njohur si "Procesi i Budvës" që ka për qëllim angazhimin e këtyre grave në dialog të drejtpërdrejtë.

Pjesëmarrëset diskutuan për rolin e gruas në politikë dhe çështjen e fuqizimit ekonomik. Ato gjithashtu nxorën një numër rekomandimesh që do të përfshihen në një plan veprimi për aktivitete të përbashkëta.

Ky ishte takimi i katërt me radhë i lehtësuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë që nga viti 2012.

“Me Procesin e Budvës ne duam ta tregojmë rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit.Secili mund të kontribuojë në këtë proces, por pa femra një proces i tillë nuk do të jetë i plotë” tha Suzana Novobrdali, ish deputete e Kuvendit të Kosovës.

Marija Obradovic, përfaqësuese e rrjetit parlamentar të grave në Parlamentin Serb, tha: “Me anë të dialogut të ndërsjellë dhe bashkëpunimit duam të tregojmë pse është e rëndësishme që gratë t’i bashkojnë forcat, se si kjo mund të na ndryshojë për të mirë neve dhe botën ku jetojmë"./P.R/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat