Ahmeti: Sot jemi në krizë si Kosovë

Lajme

Ahmeti: Sot jemi në krizë si Kosovë

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 09:53

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i shqetësuar me lëvizjen e qenve endacak nëpër rrugët e Kosovës.

“Sot jemi në krizë si Kosovë sepse kemi një numër jashtëzakonisht të madh të qenëve endacakë. Kjo kërkon një përgjigje nacionale të problemit dhe politikë nacionale të trajtimit të qenëve endacakë.”

Siaps Ahmetit, kjo punë kërkon përgjegjësi, posaqërisht edhe përfshirjen e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës.

Ja postimi origjinal në Facebook:

Qe disa muaj kemi bërë thirrje tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për nevojën e zgjidhjes së problemit të qenëve endacakë, sepse një komunë vetë nuk mund ta bëjë zgjidhjen përderisa ka lëvizje të qenëve.

Ne kemi kontratë kornizë tre vjeçare me një strehimore për trajtimin e qenëve endacakë ku qentë trajtohen (sterilizohen) dhe kthehen në rrugë, për shkak të kufizimeve ligjore.

Në mbledhjen e dhjetorit të Kuvendit KOmunal kemi dërguar draft propozimin e rregullores për mbajtjen e qenëve dhe macave sipas ekspertizës së përgatitur nga Asociacioni i Komunave dhe do ta kemi në diskutim publik në janar. Çdo qen dhe strehimore duhen të regjistrohen dhe poashtu janë të parapara edhe procedurat e adaptimit dhe procedurat në rast të rrezikimit të sigurisë publike.

Megjithatë, sot jemi në krizë si Kosovë sepse kemi një numër jashtëzakonisht të madh të qenëve endacakë. Kjo kërkon një përgjigje nacionale të problemit dhe politikë nacionale të trajtimit të qenëve endacakë. Posaqërisht edhe përfshirje të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës. Prandaj kërkojmë edhe nga Presidentja edhe nga strukturat tjera të nivelit qëndror që urgjentisht të bëjmë një strategji për situaten e krijuar për shkak edhe të sezonit dimëror tani.

Në anën tjetër, Abdullah Haxhiu (vëllau i Kamishit) e mbyll jashtëligjshëm deponinë në Mirash, edhe pse tanimë faturat mujore kompania Pastrimi po i paguan, dhe po mirremi edhe me borxhet e vjetra. Kjo vetëm se e rrit rrezikun nga qenët endacakë sepse qenët mblidhen tek mbeturinat. Prandaj, përgjegjësinë për çfarëdo rrezikimi të shëndetit publik e mbajnë edhe strukturat familjare të papërgjegjshme të strukturave partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat