Këta janë njerëzit mizorë që masakruan 132 fëmijë të pafajshëm (Foto/Video)

Lajme

Këta janë njerëzit mizorë që masakruan 132 fëmijë të pafajshëm (Foto/Video)

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 19:20

Janë publikuar fotografitë që shfaqin talebanët që dje vranë 132 fëmijë në sulmin mbi një shkollë pakistaneze në Peshawar. Duket se ata janë duke u përgatitur për një tjetër sulm të ngjashëm.

Zëdhënësi i talebanëve, Mohammad Khurasani, publikoi fotot e gjashtë shokëve të tij të armatosurve të cilët qëndrojnë përpara flamurit me mbishkrim islam, raporton Daily Mail.

Sipas tij, sulmi u bë pasi Ushtria pakistaneze po vret talebanët, ndaj thotë: “Ende kemi mundësi për sulme tjera, e ky është veç fillimi”!

Sulmi në shkollë u urdhërua nga Maulana Fazlullah, që kishte urdhëruar edhe vrasjen e Malal Yousufzait më 2012. Dyshohet që edhe sulmi i djeshëm është hakmarrje ndaj Malalas, që është zëdhënëse e shkollimit dhe fituese e Nobelit për Paqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat