Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, konsideron se kufiri aktual midis Kosovës dhe Shqipërisë është kufi i Serbisë dhe Jugosllavisë.
Sipas tij, nëse “Vetëvendosja” do ta udhëhiqte qeverinë e ardhme do të eliminonte shumë barriera, duke përmendur aspektin ekomomik dhe atë institucional, shkuan zëri.
Kurti këto deklarata i ka dhënë të premten në Panairin “Blej Shqip” që është duke u mbajtur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
“Padyshim ne kemi nevojë që kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë i cili është kufi i Serbisë dhe i Jugosllavisë se nuk është kufi i shqiptarëve, ta eliminojmë edhe në aspektin praktik e njerëzor por në të njëjtën kohë ta eliminojmë në aspektin ekonomik dhe institucional. Unë besoj se një qeveri e ardhshme e “Vetëvendosjes” do ta bëjë këtë gjë”, ka thënë Kurti.