Veton Surroi tenton të bëhet kryediplomat?

Lajme

Veton Surroi tenton të bëhet kryediplomat?

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:40

Burimet e Indeksonline konfirmojnë se këto ditë themeluesi i gazetës Koha Ditore dhe i vetëquajturi “kreatori i koaliconit VLAN”, Veton Surroi, është ofruar për postin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës koalicionit të ri PDK-LDK.
Burimet e afërta me zyrtar te larte LDK-se thonë se Surroi kishte punuar shumë edhe për futjen e Vetëvendosjes në koalicionin paszgjedhor LAN, bile kishte pergaditur për VV edhe parimet bazë për dialogun me Serbinë që pritej të udhëhiqej nga lideri i VV-së, Albin Kurti.
Tani Veton Surroi ka nderuar anë, duke shpresuar angazhim pas shtatë vitesh pushimi nga jeta politike, që kur partia Ora në zgjedhjet nacionale 2007 nuk kaloi pragun zgjedhor.
Mësojmë se Surroi po punon aktivisht me zyrtare të afërm të të dy partive PDK dhe LDK që t'i mundësohet pozita e shefit te diplomacisë kosovare.
Surroi takimet me këta zyrtar partiak po zhvillon në Qerret te Shqipërisë. Por konfirmohet nga burimet e dy partive PDK dhe LDK se Surroi është refuzuar kategorikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat