Shkolla që i feston dy festa për 28 Nëntor

Lajme

Shkolla që i feston dy festa për 28 Nëntor

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:13

​Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë i ka dy festa në Ditën e Flamurit. Kjo shkollë me krenari mban këtë emër dhe në ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit më “28 Nëntor”, e ka edhe ditën e shkollës.
Për këtë ditë, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës kanë përgatitur shumë aktivitete nga fusha të ndryshme si recitime, valle apo edhe biografi për rilindës shqiptarë.

Drejtori i shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë, Ajet Brajshori, ka thënë KosovaPress se shkolla që ai e drejton me krenari e mban emrin e Ditës së Flamurit, andaj edhe çdo vit kjo fetë është e dyfishtë për ta.

“Në shkollë duke iu falënderuar nxënësve në veçanti dhe mësimdhënësve, i kemi bërë një mori përgatitjesh, mund t’i veçoj vetëm disa prej tyre. Me rastin e kësaj feste do ta kemi edhe promovimin e numrit të parë të revistës së nxënësve që është e finalizuar, e përpunuar, e redaktuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë tekniku i ri. Tani jemi në fazën e programit artistik ku në pika të programit janë të përfshira recitime, ese, ka gjithpërfshirje të nxënësve sidomos atyre që kanë probleme me të folur, ka pika artistike në vallëzo dhe në vallëzim. Mendoj që me këtë do ta kemi një buletin të mirë të programit artistik për të shënuar ditën e shkollës, njëherit edhe ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë ai.

Po ashtu, drejtori Brajshori ka theksuar se për nder të ditës së shkollës dhe Ditës së Flamurit, do të ndahet edhe një mirënjohje për profesorin i cili e nisi dhe po e përfundon karrierën e pedagogut në shkollën “28 Nëntori”.

“Në kuadër të saj, duke iu falënderuar punës së të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve, e kemi një mori të theksuar të mësimdhënësve të cilët vërtetë e meritojnë epitetin e profesorit të dalluar por kësaj here jemi përkujdes që të bëjmë një ndarje të mirënjohjes për profesorin Musë Prelvukaj i cili është profesor veteran mund ta quaj, ka filluar dhe po e mbaron misionin e profesorit në shkollën28 Nëntori. Prandaj unë edhe e shfrytëzoj rastin t’i uroj atij shëndet dhe suksese se vetëm edhe më pak se 11 muaj e pret pensioni”, ka thënë ai.

Edhe nxënësit e shkollës që e mban emrin Ditës së Flamurit janë përgatitur që këtë ditë ta festojnë në mënyrë s amë të veçantë.

Leonora Fejzullahu, nxënëse e klasës 10/8, e cila do ta udhëheq programin e përgatitur për nder të kësaj feste, ka thënë se kjo festë për të është më e veçantë pasi që në të njëjtën ditë e feston edhe ditën e shkollës.

“28 nëntori është një ditë kombëtare të cilën e festojnë të gjithë shqiptarët. Ne si nxënës të shkollës “28 Nëntori” i festojmë 2 festa, festën e ditës së shkollës dhe pavarësisë së Shqipërisë andaj Shqipëria i ka bërë 102 vjet shtet, unë jam moderatore gjatë programit për 28 Nëntor, ka shumë pika artistike, ka vallëzo në qifte, vallo popullore, kemi edhe një biografi për Gjergj Fishtën, ka bërë shumë bashkëpunime arsimtar-nxënës”, ka thënë ajo.

Kurse Çlirim Kqiku nga klasa 10/7, ka theksuar se si pjesëmarrës në festën e Ditës së Flamurit është i kënaqur pasi bashkë me nxënësit e tjerë të shkollës ka përgatitur shumë pika edukative e kulturore për ta shënuar këtë ditë.

“28 nëntori është ditë shumë e rëndësishme për ne sepse përveç se ne i kemi dy festa përveç se është dita e pavarësisë së Shqipërisë e cila i bënë 102 vjet është edhe dita e shkollës sonë. Ne i kemi përgatitur shumë pika të cilat ka vallëzim, ka poezi, ka valle etj”, ka deklaruar ai.

Shkolla e Mesme Teknik “28 Nëntori” në Prishtinë i ka 1078 nxënës gjithsej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat