Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:10

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
IHMK parashikon se temperatura minimale do të luhatet në mes 0C deri 2C celsius, kurse maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4C deri 6C celsius - do të fryj erë nga ana veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5/s.

“Mot relativisht i ngjashëm do të mbajë deri në fund të javës me ngritje të lehta të temperaturave. Ndërkaq nga dita e dytë e javës së ardhshme, përkatësisht nga e marta pritet të kemi zbritje të temperaturave dhe do të ketë kushte për reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët, fillimisht në viset malore për të vazhduar edhe në viset e ulëta”, thuhet në parashikimin e IHMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat