Enver Hasani vizitë zyrtare në Mal të Zi

Lajme

Enver Hasani vizitë zyrtare në Mal të Zi

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:46

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari, prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi, të mërkurën, më 26 nëntor 2014.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është ftuar për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Mbrojtja kushtetuese e të drejtave dhe lirive të njeriut”, e cila do të mbahet në Budvë, më 27 dhe 28 nëntor 2014, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.

Konferenca ndërkombëtare organizohet për shënimin e 50-vjetorit të gjyqësisë kushtetuese malazeze.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat