Fisnik Ismaili e krahason Bleona Qeretin me Berat Buzhalën

Lajme

Fisnik Ismaili e krahason Bleona Qeretin me Berat Buzhalën

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:24

Në një postim në facebook e krahason Bleona Qeretin me Berat Buzhalën.

Lexoni postimin e tij:

Qesi si Bleona, që në mënyrat ma banale mundohen me ra në sy, pa pikë substance, i ke edhe plot figura "prominente" në shqiptari, si Berat Buzhala e do të ngjashëm, përfshi edhe qeta kosmopolitankat e ditëve të fundit.

Po i pyete pse e bajnë këtë, tetanë kanë me ta dhanë atë bozë përgjigjen se çfarëdo publiciteti është ma i mirë se hiç publicitet.

Gjatë këtyne 20 vjet të mia përvoje në publicitet e propagandë, këtë thënie e kam dëgjue çdo herë prej do kompanive të lodhëta me fushata të dështueme, të cilat e kanë arsyetue veten te klienti, për me shpëtue, kinse me qëllim e kanë ba keq, që me ra në sy.

O jo, kur të identifikohesh nji herë zdral, as sapuni i teshave, ai bojkafe, me thes t'kompirave, s'di a ju kujtohen, nuk të lan.

Faj kanë mediat e poshtra, të cilat aq shumë janë degradue duke iu dhanë hapësinë, e tuj nga mbas klikave e pareve, sa që s'dallojnë as vetë hiç prej zdralave të naltëpërmendun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat