Aeroporti i Prishtinës, koncesioni më i miri në regjion

Lajme

Aeroporti i Prishtinës, koncesioni më i miri në regjion

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 14:42

Aeroporti i Tiranës 8 vitet e para nuk ka paguar asgjë për buxhetin e shtetit, ndërsa tani ka filluar pagesa, e cila llogaritet mbi fitimin dhe jo sikurse në Prishtinë që paguan mesatarisht 39,2 për

Aeroporti i Tiranës 8 vitet e para nuk ka paguar asgjë për buxhetin e shtetit, ndërsa tani ka filluar pagesa, e cila llogaritet mbi fitimin dhe jo sikurse në Prishtinë që paguan mesatarisht 39,2 për qind nga shuma e qarkullimit. Shkupi këtë tarifë e ka vetë m 20 për qind, ndërsa ajo bie në 2 për qind nëse arrihen 1 milion udhëtarë.

Prishtinë , 24 nëntor – Koncesionimi i Aeroportit Ndërkombtar “Adem Jashari” të Prishtinës, krahasuar me aeroportet në regjion,- Shkup dhe Tiranë, ka sjellë efekte më pozitive për vendin se dy aeroportet respektive në vendet e tyre, pothuajse në të gjitha parametrat realë dhe financiarë .

Ky koncesion solli jo vetëm terminalin më modern dhe më të madhin në regjion, mbi 42 mijë metra katrorë, ku janë investuar 130 milionë euro, por edhe të hyra të konsiderushme për buxhetin e vendit. Kjo për shkak se marrëveshja është më e favorshme, ngase parasheh kompania koncesionare “Limak Kosovo International Aerport”- LKIA të paguaj 18-55 për qind të të hyrave në buxhetin e Kosovës, apo me një mestarae për njëzet vjet -39,2 për qind. Pagesa ka filluar me tarifat fikse prej 2 milionë eurove për vitin e parë dhe të dytë.

` Buxheti i Kosovës ka përfituar deri më tani 9.8 milionë euro, ashtu sic është paraparë me marrëveshje. Terminali ka 42 mijë metra katrorë nga 25 mijë si ishte paraparë dhe janë investuar 130 milionë euro. Janë 670 punëtorë , apo 100 më tepër se parashihet në kontratë, por janë edhe mbi 100 punëtorë të tjerë të kontraktuar. Por të gjitha këto nuk janë realizuar pa probleme”, tha Drejtori i STRAS, Ibrahim Rexhepi.

Sipas tij, për dallim nga Prishtina, koncesionari i Aeroportit të Tiranës për tetë vjet nuk i ka sjellë të hyra buxhetit të Shqipërisë, pasi ashtu ishte saktësuar në marrëveshjen. Ai mor për sipër kthimin e kredisë prej 33,8 milionë eurosh, që më parë kshte marrë ky aerport, kurse që nga vitit 2013 paguan 30 për qind të fitimit pas tatimimit.

Lorik Fejzullahu, nga drejtor i Departamentit për Partneritet Publiko- Privat, theksoi se janë realizuar objektivat themelore të paraparë me kontratë .

`Tre objektivat themelore janë plotësuar me përjashtim të cështjeve pronësore me KFOR-in. Aeroporti i Prishtinës ka pasur investime të mëdha. Në Shkup një aeroport është hequr nga kontrata. Ndë rsa në Tiranë shteti nuk merr tarifë koncesionare nga qarkullim, por nga fitimi. Tek ne tarifa koncesionare merret nga qarkullimi bruto. Ky është një dallim esencail”, tha kryetari i komisionit të Partneritetit Publiko Privat në Qeverinë e Kosovës, Lorik Fejzullahu.
Sipas tij, edhe numri i punë torëve është më i madh dhe shkon diku rreth 900, duke përfshirë edhe ata të nënkontraktuar.

Ndërsa për Shkupin ai tha se ka tarifë prej 20 përqindësh, ndë rsa në momentin që numri i udhëtarëve shkon në 1 milionë , atë herë tarifa koncesionare bie në 2 pë rqind. Madje, për të arritur këtë shiofër, shteti subvecionon avikomapnitë, që ëhstë në kundështim me rregullat e tregut të lirë.

“ Aeroporti i Shkupit këtë vit arriti ti ketë 1 milionë udhëtarë falë subvencioneve të shtetit. Tani koncesionari do të paguajë vetë m 2 për qind nga qarkullimi. Paramendojeni sa pak është në krahasim me ne”, tha Fejzullahu.

Drejtori financiar i Aeroportit, Erdal Bulut, tha se kompania ka realizuar të gjitha obligimet e marra me kontratë dhe në shumë raste edhe ka shkuar më tej.

“ Investimet janë më të mëdha se ato të parapara. Gjithashtu edhe numri i punëtorve, teknologji. Jemi hapa para në cdo segment”, tha Bulut.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gë rxhaliu, pasi përgëzoi hulumtin tha se shifrat e prezentuara nga krahasimet me regjion janë inkurajues për vendin. Gërxhaliu ngriti edhe cëhstjen e kosove të fluturimit që duhet të paguajnë udhëtarët dhe kërkoj uljen e tyre , me qëllim që aerporti të jetë më konkurrent.

Ndërkaq, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkoj që koncesionari të ketë parasyshë moshën e punëtorëve, përkatësist që të mos dëboj ata që janë në prag të pesionimit. Njëjkohësisht, këkroj respektimine kontratës kolektive, si edhe të gjitha ligjeve të Kosovës që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës dhe të drejtat sindikale.

Mirëpo, ka edhe dia obligime, për të cilat ëhstë dahsur të menohet edhe më herët.

“ Në se duhet të marrim ndonjë shembull të mirë, atëherë është Aeroporti i Prishtinës. Problemin e shof nga ana e qeverisë , e cila nuk është treguar serioze. Shumë rrallë ëhstë takuar Komiteti Mbikqyrës. Barrierat të cilat janë shfaqur si leje të ndërtimit, apo të tjerat, që duhet të ishin kryer që në momentin e nënshkrimit të kontratës ”, tha Agron Demi nga instituti GAP, duke shtuar se së paku përvojën e imazhit të aeroportit e kemi të përmisuar.

Driton Gjonbalaj, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës tha se ka kërkuar vlerësimin e incentiaveve apo favoreve që Republika e Maqedonisë është duke i ofruar një aviokompanie, që ka dë mtuar konkurrencë n
“ Në se e shifni raportin e progresit për Maqedoninë , Komisioni Europian ka hedhur shqetë sime të mëdha për këtë praktikë favorizuese që dë mton konkurrencën. Edhe ne kemi kërkuar nga pala maqedone që të ndërpriten. Ne mendojmë se nuk janë në përputhje me ligjet europian. Është duke u hetuar procesi. Jam i bindur se në fund të të pë rfitojë konkurenca në rajon”, tha Gjonbalaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat