Termokosi jep shpresa për ngrohje nga fundi i javës

Lajme

Termokosi jep shpresa për ngrohje nga fundi i javës

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 21:36

Temperaturat e ulëta e kanë rikthyer interesimin për sistemin e ngrohjes.

Temperaturat e ulëta e kanë rikthyer interesimin për sistemin e ngrohjes. Në ngrohtoren e qytetit i kanë intensifikuar punimet në mënyrë që javën e ardhshme të mund të fillohet me ngrohje nga sistemi i ri i koogjenerimit. Ndërsa për mundësinë e kyçjes së klientëve të rinj, sipas drejtuesve të Termokosit, nevojiten investime prej mbi 12 milionë eurosh.

Punimet në sistemin e koogjenerimit për ngrohje, janë në fazën përfundimtare. Përderisa ishte jashtë sistemit Termocentrali Kosova "B" është instaluar programi softuerik, ndërsa janë kryer punë të rëndësishme, thotë Drejtori i Termokosit, Arsim Janova.

“Gjatë kësaj kohe janë kryer punë, programi softuerik dhe shumë punë të tjera është kryer një pjesë e testimit që është dashtë edhe sot edhe ditëve në vijim janë bërë disa testime qoftë prova të ftohta apo e ngrohtë dhe besoj se nga fundi i javës së ardhshme do të fillojmë me furnizimin e qytetarëve përmes sistemit të koogjenerimit”, ka theksuar Janova.

Ndërsa, lidhur me mundësinë e kyçjes në rrjet të ngrohjes së objekteve banesore dhe afariste, Janova tha se duhen investime shtesë.

“Ne në vazhdimësi kyçim lidhje të reja qoftë në amvisëri sidomos objektet kolektive, por zakonisht i bëjmë ato ku janë afër rrjetit tonë sepse më larg ku janë objektet ato donë investime të mëdha, siç janë lagjet Mati 1 apo Arbëria, Kalabria. Këto donë investime të mëdha dhe kjo është paraparë për konsumatorët që i kemi dhe një zgjerim deri 30 %”, ka shtuar Janova.

Nevojiten fonde shtesë, rreth 12 deri 13 milionë euro për kyçjen në rrjet të objekteve tjerë, ndërsa tash do t'i përdorim kapacitetet e plota për zgjerim për ngrohjen e qytetarëve, tha Janova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat