Thaçi e uron Biden

Lajme

Thaçi e uron Biden

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 19:53

Hero i marrëdhënieve vëllazërore Amerikë – Kosovë e konsideron zëvendës presidentin amerikan, Joe Biden, kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë vlerësim, Thaçi e ka uruar Biden për ditëlindjen e këtij të fundit, duke shtuar se “Angazhimi i tij për pavarësimin, forcimin, njohjen dhe zhvillimin e Kosovës është historik. Kosova është sukses i përbashkët i republikanëve dhe demokratëve amerikanë - nga Bob Dol deri tek Tom Lantos, nga Bill Clinton e Barack Obama deri tek George Bushi i riu dhe plaku, por Joe Biden ka vend të vecantë në piedestalin e heronjëve të marrëdhënieve vëllazërore Amerikë – Kosovë”.

Hashim Thaç e ka uruar zëvendësin e Barack Obamës në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa urimit ia ka shtuar edhe një fotografi të realizuar gjatë një prej takimeve të mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat