Skender Hyseni: Kryeministër do të jetë Isa Mustafa

Lajme

Skender Hyseni: Kryeministër do të jetë Isa Mustafa

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 19:21

Këtë e tha anëtari i kryesisë së LDK-së Skender Hyseni në një prononcim për KNN-në.

Ai tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim nga Kryesia e LDK-së për listën e ministrave dhe ministrive që ky subjekt do t’i marrë në qeverinë e ardhshme të Kosovës, mirëpo, kryeminister, sipas tij, do të jetë Isa Mustafa.

Hyseni nuk foli për deklarimet e disa deputetëve të LDK-së të cilët janë shprehur kundër koalicionit me PDK-në, por tha se çdo gjë do të dihet me rastin e votimit në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat