Dacic: Kosova po depërton në organizata ndërkombëtare, s’mund e pengojmë

Lajme

Dacic: Kosova po depërton në organizata ndërkombëtare, s’mund e pengojmë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:25

Pushteti i Kosovës gjithnjë e më fuqishëm po lobon në organizata ndërkombëtare, kurse në shumë prej tyre kanë hyrë përmes dyerve të vogla. Do ta kërkojnë selinë deri në dhjetor, e duan edhe Interpolin.
Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vetëm sa i ka rritur orekset e Prishtinës, pushteti i së cilës, edhe pse gjysmë-funksional me mandat teknik, nuk po humb kohë dhe çdo ditë po lobon për hapjen e dyerve që të anëtarësohet në sa më shumë organizata ndërkombëtare, shkruajnë mediat serbe.

Lidhur me këtë nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia në të gjitha organizatat në të cilat do të jetë e mundur do të jetë kundër anëtarësimit të Kosovës, në rast se kjo nuk është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit.

"Çdo kund ku Kosova është e shënuar me yll, prania e tyre nuk është kontestuese", ka thënë Daçiq. "Hapësirë manovruese praktikisht nuk ka shumë, pasi që shumë organizata para pranimit të anëtarëve të rinj nuk e paraqesin kushtin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

Kështu që, në listën e më shumë se 100 shteteve, që e kanë pranuar pavarësinë, Kosova mund të llogarisë në mbështetje, madje edhe në ato organizata ku kërkohet shumica e dy të tretave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat