Kusari-Lila priti në takim përfaqësues të KFOR-it

Lajme

Kusari-Lila priti në takim përfaqësues të KFOR-it

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 21:01

Sot, në komunën e Gjakovës për vizitë qëndruan Koloneli i KFOR-it Turk dhe Komandanti Rajonal për Jugun (Joint Regional Detachment South – JRD S) Omer Faruk Demircioglu bashkë me përfaqësuesit e KFOR-it, ku u pritën nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj.Mimoza Kusari Lila.
Gjatë takimit, Kryetarja informoi kolonelin e ri për zhvillimet gjatë këtij viti qeverisës në Komunën e Gjakovës, me q’rast theksoi që ky vit ka qenë një vit i vështirë për Komunën, por edhe me shumë zhvillime pozitive si në tërheqjen e fondeve nga donatorët e huaj ashtu edhe në zbritjen e borxhit të trashëguar. Shumë projekte tashmë kanë filluar ose pritet të fillojnë nga iniciativa të ndryshme që janë marrë në kuadër të komunës.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në komunën e Gjakovës, konkretisht për rrënimin e objekteve në rrugën Mbretëresha Teuta.
Kryetarja qartësoi edhe njëherë që procedura ka qenë sipas ligjit, ku janë informuar paraprakisht Ministria për Komunitete dhe Kthim, dhe vendimi është marrë pas konfirmimit se objektet paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, për trafikun dhe objektet fqinje. Rrënimi nuk ka qenë aspak vendim për të ngjallur reagime të ndryshme politike ose etnike, dhe pikërisht për këtë gjë është shtyer edhe data e rrënimit që ishte planifikuar për më herët. Koloneli Demircioglu, përgëzoj kryetaren për punen në Komunën e Gjakovës, gjithashtu edhe për ndarjen regjionale të stacionit policor në Gjakovë prej janarit të vitit 2015.

Kryetarja, falënderoj Kolonelin edhe për ndihmën që është duke e dhënë KFORI në projektin për parkun e qytetit si dhe për bashkëpunimin konstruktiv në vazhdimësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat