Grabovci: Dihet puna, vetëm Thaçi e formon qeverinë

Lajme

Grabovci: Dihet puna, vetëm Thaçi e formon qeverinë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:13

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se Hashim Thaçi do të jetë kryeministër i Kosovës.
Ai ka bërë me dije se Thaçi shumë shpejtë do ta formojë qeverinë e re. “Shumë shpejt Hashim Thaçi do ta bëjë qeverinë”, ka deklaruar Grabovci, ka raportuar.
Grabovci ka përjashtuar mundësinë që të thirret vazhdimi i seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake ndërmjet liderëve të partive politike. “Nuk do të ketë seancë pa e pasur një marrëveshje paraprake në tavolinë. PDK-ja që nga 8 qershori është e hapur për bisedime me partitë tjera për krijimin e institucioneve”, ka thënë Grabovci.
Sipas Grabovcit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese ia kanë dhënë “të drejtën ekskluzive” PDK-së që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat