Komuna Gjakovës hap të dhënat e prokurimit për tri vitet e fundit

Lajme

Komuna Gjakovës hap të dhënat e prokurimit për tri vitet e fundit

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 08:16

Komuna e Gjakovës, e përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Open Data Kosovo (ODK) dhe Jakova Innovation Centre (JIC) ka hapur për publikun të dhënat e prokurimit për vitet 2011, 2012 dhe 2013.
Komuna e Gjakovës është komuna e parë e cila i ka bërë plotësisht të qasshme të dhënat.

Të dhënat e prokurimit të Komunës së Gjakovës janë vizuelizuar nga inxhinierë softverik kosovarë të cilët kanë punuar gjatë tri fundjavëve.

Demonstrimi do të mbahet të sot , më 26 tetor, me fillim në ora 17, në Jakova Innovation Centre, në Gjakovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, zyrtarë komunal, palë të interesuara dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë kësaj jave, UNDP, në bashkëpunim me Ipko Foundation, ka promovuar hapjen e të dhënave përmes BarCampeve në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat