ATK-ja e pafuqishme në veri

Lajme

ATK-ja e pafuqishme në veri

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:48

Afër 70 për qind të bizneseve që operojnë në veri të Mitrovicës nuk kontribuojnë fare për shtetin e Kosovës.

Nga 2205 biznese sa operojnë në atë rajon që janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, vetëm 839 prej tyre i përgjigjen rregullisht obligimeve të shtetit duke paguar tatimet.

Sipas të dhënave nga ARBK në veri të Mitrovicës janë 183 biznese të regjistruara, 1009 në Leposaviq, 440 në Zubin Potok dhe 573 në Zveçan. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyçi- Sefa ka njoftuar se sipas të dhënave zyrtare për tatimpaguesit aktivë tregojnë se në Mitrovicë kryejnë obligimet gjithsej 8 mijë e 284 biznese, ndërsa në veri të Mitrovicës dhe në tri komunat serbe 839 biznese. Kjo tregon se mbi 1300 biznese nga veriu nuk japin asnjë cent për shtet.

Sipas saj, në të dy pjesët e qytetit të Mitrovicës, veri dhe jug, ATK-ja gjatë vitit 2013 ka arritur t’i vjelë mbi 5 milionë euro, ndërsa 9.2 për qind e shumës është vjelë nga veriu, duke përfshirë edhe tri komunat me shumicë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat