Në varrimin e Sabriut nëntëvjeçar, babai fali gjakun e djalit të vetëm

Lajme

Në varrimin e Sabriut nëntëvjeçar, babai fali gjakun e djalit të vetëm

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 00:32

Pas plotë shtatë ditë qëndrimi në komë, ka ndërruar jetë nëntëvjeçari Sabri Aliu, nga fshati Greme i Ferizajt.
I ndjeri është aksidentuar një javë më parë, duke u goditur me veturë nga Skender Lami, i fshatit Gack, Komuna e Ferizajt.

Vogëlushi u varros në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Greme, por në ceremoninë e varrimit ndodhi ajo që më së paku u prit: shtrirja e dorës së pajtimit në mes familjes Aliu (nga babai i Sabriut) dhe familjes Lami. Ky pajtim ndodhi me angazhimin e madh të imamëve të Komunës së Ferizajt.

Imami Fidaim Fazliu, në ceremoninë e varrimit, duke treguar për vendimin e familjes Aliu, ka theksuar se ky moment është tepër prekës, raporton TV Liria.

"Familja e ngushtë e Sabriut, babai i tij Zahiri dhe axha, dhe të gjithë familjarët, me zemrën dhe me gojën plotë kanë shprehur dëshirë që ta bëjnë faljen e gjakut, të djalit të tyre, jeta e të cilit është marrë aksidentalisht nga një shofer i kësaj ane", ka theksuar ai.

Babai që humbi djalin e vetëm, me lotë e i mërzitur pati një lutje për të gjithë shoferët, që të kenë kujdes gjat vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat