Mësimdhënës shqiptarë të gjuhës gjermane tubohen në Prizren

Lajme

Mësimdhënës shqiptarë të gjuhës gjermane tubohen në Prizren

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:28

Mësimdhënës të gjuhës gjermane nga shkolla të ndryshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë universiteti nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe zyrtarë të ndryshëm që janë të lidhur dhe japin kontribut në mësimin e gjuhës gjermane do të tubohen të premten në Prizren në një konferencë dyditore.

Konferenca kombëtare e mësimdhënësve të gjuhës gjermane është një konferencë që mbahet një herë në vit në Shqipëri, ndërsa këtë vit do të mbahet për herë të parë në Kosovë, në gjimnazin “Loyola” në Prizren.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, përfaqësues nga ambasadat gjermane në Shqipëri dhe Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat