FSK në ushtrimin fushorë “SHQIPONJA 3”

Lajme

FSK në ushtrimin fushorë “SHQIPONJA 3”

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:27

Testimi i Gatishmërisë Operacionale të kapaciteteve për mbështetje të autoriteteve civile. Kërkim-Shpëtimi Urban, Eliminimi i Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), Materie të rrezikshme, Evakuim mjekësorë me helikopter, do të jenë këto të përfshira në ushtrimin fushorë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ushtrimi fushorë i Forcave të Sigurisë së Kosovës do të bëhet sot në ish – kazermën e FSK-së, tani universiteti “Haxhi Zeka”, duke filluar prej orës 11:00.

Për të përcjellë operacionet dhe ushtrimin e FSK-së, do të jenë: Ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministrat e FSK-së, Muhamet Latifi, Bejtush Gashi dhe Jasmina Vasiqi, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Rrahman Rama, Sekretari i përgjithshëm, z. Shkelzen Syla, të gjithë gjeneralët e FSK-së, atashetë ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, drejtori i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, drejtori i Agjencisë për menaxhimin e Emergjencave, z. Fadil Kodra dhe të ftuar të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat