KONKURS

Lajme

KONKURS

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 15:36

Portali www.botasot.info shpall konkurs për plotësimin e këtyre vendeve të punës:

1.Redaktor dhe
2.Gazetar

Për pozitën redaktor kërkohen këto kushte:
- Të ketë eksperiencë pune së paku 2 vite
- Të jetë kreativë.
- Të njoh veçmas zhvillimet politike në vend
- Të jetë i shpejtë, dhe efikas në punë ekipore dhe të përballojë punën në presion.
- të ketë njohuri në gjuhën angleze
- Njohuri të mira në kompjuter dhe të paketës MS Office

Kandidati për pozitën 2, gazetar duhet të ketë eksperiencë të suksesshme në shtypin e shkruar dhe të jetë i diplomuar për gazetari, me kërkesat si më poshtë:

Ta ketë të përfunduar fakultetin me rezultate të mira në gazetari.
Të ketë eksperiencë pune si gazetar në ndonjë gazetë apo në mediume të tjera në vend.
Të jetë njohës shumë i/e mirë i gjuhës shqipe.
Të lexojë dhe të shkruajë gjuhën angleze në nivel të lartë, gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
Të njohë mirë shtypin e shkruar.
Të ketë ambicie për karrierë.
Të jetë serioz, punëtor dhe i përgjegjshëm.
Të jetë i komunikueshëm dhe fleksibël.

Të gjithë të interesuarit luten që CV-të e tyre ti dërgojnë në email adresën: [email protected]
Vetëm personat e seleksionuar do të thirren në intervistë.

Vërejtje: Lusim të gjithë aplikuesit që në dërgimin e emailit në hapësirën subjekt të shënohet pozita për të cilën konkurrojnë.

Konkursi mbetet i hapur deri me 31.10.2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat