"Kosova po futet në fazën kritike'

Lajme

"Kosova po futet në fazën kritike'

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:31

“Deri më tani nuk kemi asnjë rezultat konkret nga takimet e realizuara nën ndërmjetësimin e presidentes Jahjaga. Ka ardhur koha që presidentja e vendit në përputhje me kompetencat kushtetuese të bëhet pjesë proaktive e këtij dilaogu, duke ofruar edhe zgjidhje konkrete për palët e përfshira në proces. Roli i saj pasiv po dëshmon që takimeve të tilla mund të mos u shihet fundi asnjëherë”, ka thënë Selmanaj
Situata e krijuar në vend është absolutisht e papranueshme dhe është dëmi më i madh që po i bëhet qytetarëve të Kosovës nga ana e lidershipit të subjekteve politike. Efektet e kësaj papërgjegjësie të klasës sonë politike, po i faturohen Kosovës dhe qytetarëve të saj, si në planin e brendshëm po ashtu edhe në atë të jashtëm. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna, Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas tij, gjendja e rëndë socio-ekonomike, mungesa e investimeve kapitale, gjendja jo e mirë në arsim dhe shëndetësi, janë disa nga pasojat që qytetari i Kosovës po vazhdon të ballafaqohet në përditshmërinë e tij. Gjithashtu mungesa e institucioneve, sipas tij, po ndikon edhe në dëmtimin e imazhit të shtetit të Kosovës në raport me shtetet perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat