Kryetari Bahtiri inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës “Ukshin Kovaçica”

Lajme

Kryetari Bahtiri inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës “Ukshin Kovaçica”

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 15:52

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Ukshin Kovaçica”, në qytet. Kjo rrugë ishte asfaltuar në vitin 1974 dhe kishte nevojë për meremetim.

Kryetari Bahtiri me këtë rast kërkoi nga punëkryesi që punët të bëhen në mënyrë cilësore dhe sipas parametrave të kërkuar. “Kualiteti i punëve dhe asfaltit duhet të jetë ashtu si duhet. Nuk do të pranojmë projektin pa i verifikuar mirë të gjitha elementet dhe cilësinë e tyre. Këto janë para të taksapaguesve dhe atyre ju intereson që rruga të jetë mirë e shtruar në asfalt dhe që të mos lejohen kurrfarë defektesh”, tha kryetari Bahtiri.

Rruga ka në gjatësi prej një kilometri e njëqind metrash, apo ka gjithsej 13.500 metra katrorë që duhen asfaltuar. Paratë janë sigurua nga buxheti i komunës dhe për fazën e tashme janë siguruar 70.000 euro.

Pronari i Kompanisë “Bislimi”, që po i kryen punimet, Naim Bislimi, tha se afatet kohore për kryerjen e punimeve do të respektohen, edhe pse po ka probleme me qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët po na pengojnë me automjetet e tyre. Ai garantoi për cilësinë e punimeve dhe të asfaltit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat