Politika ndal ndërtimet tek “Kroi i Vitakut”

Lajme

Politika ndal ndërtimet tek “Kroi i Vitakut”

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 08:48

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim se si të veprohet në rastin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.
Ndonëse janë zhvilluar disa takime mes kryetarëve të veriut, të jugut dhe ministrit të ambientit, vendimi ende nuk është nxjerr përkitazi me procesin e ndërtimit të shtëpive në këtë pjesë.

Banorët e kësaj zone kërkojnë nga institucionet komunale dhe ato qendrore të marrin iniciativë për fillimin e rindërtimit të shtëpive.

“Shtëpitë tona nuk duhet të ndërlidhen me ndërtimin e banesave të serbëve në këtë lagje, sepse shtëpitë tona kanë qenë të shkatërruara dhe të djegura gjatë luftës, ndërsa që banesat serbe po ndërtohen për herë të parë në atë pjesë të Mitrovicës”, ka thënë Nazmi Ismajli, përfaqësues i kësaj lagje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat