Kryeqytetin po udhëheqin të fuqishmit e VV-së e AAK-së

Lajme

Kryeqytetin po udhëheqin të fuqishmit e VV-së e AAK-së

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 13:10

Që nga ardhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, kryeqyteti ka stagnuar në zhvillimin e tij. Kjo shkaku se qeverisja e re nuk ka një plan strategjik ku do ta mbështeste zhvillimin e komunës.
Kështu vlerëson këshilltari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Asamblenë e Prishtinës, Flamur Shala. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ai ka folur edhe për transparencën, arsimin si dhe për ndërrimin e shpeshtë të drejtorëve komunalë.

Tash që është në opozitë, Shala nuk e kursen nga 'sulmet' as partinë tjetër opozitare AKK-në, e cila në kohën kur ka qeverisur LDK-ja, ishte partner gati në të gjitha vendimet qe merrte legjislativi. Për partinë e Ramush Haradinajt në përfaqesimin komunal, Shala thotë se po veprojnë edhe politikisht sikur të jenë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

'Kjo po ndodh përmbajtësisht, sepse s’ka vendim që është aprovuar në Kuvend tash e 9 muaj pa këshilltarët komunalë të AAK-së. Kjo lë të mendohet e të dyshohet shumë se as Shpendi nuk qeveris krejt me Prishtinën. Me kryeqytetin sikur qeverisin “të fuqishmit” e kreut të VV me ata të AAK-së, të cilët ndikimin e tyre mund ta ushtrojnë në çdo vendim edhe në administrimin e kryeqytetit'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat