PDK-ja e dogji Arsim Bajramin

Lajme

PDK-ja e dogji Arsim Bajramin

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:07

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur ti mbledhë 61 vota për ta zgjedhur kryekuvendarin, pavarësisht se zyrtarët e saj vazhdimisht kanë thënë se kanë deputetë apo vota të mjaftueshme për ta siguruar pozitën e kreut të Parlamentit.

Kryesuesja e kësaj seance Flora Brovina, ia ka dhënë të drejtën Partisë Demokratike të Kosovës për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Deputeti dhe nënkryetari i PDK-së dhe Hajredin Kuçi e ka prezantuar kandidatin e PDK-së, dr.Arsim Bajramin për kryetar të Kuvendit duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë atë. Për të kanë votuar 44 deputetë, kundër 61, ndërsa kanë abstenuar 11. Ndërkohë Kryesuesja e ka ndërprerë seancën e cila nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga PDK-ja, edhe deputetja Brovina, pas dështimit të kandidatit të Partisë Demokratike nuk ua ka dhënë mundësinë, që koalicioni pas zgjedhor Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje ta propozojnë kandidatin e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat