Tahiri: Seanca kishte rrjedhë demokratike

Lajme

Tahiri: Seanca kishte rrjedhë demokratike

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:07

Deputetja e koalicionit të PDK-së, Edita Tahiri, pas seancës ka deklaruar se kryesuesja e kuvendit edhe herën e kaluar edhe kësaj radhe ka respektuar rregulloren e punës së kuvendit dhe seanca kishte një rrjedhë demokratike dhe normale, përfshirë dhe përfundimin.
Ajo ka thënë se duhet bisedime për të zgjedhur institucionet dhe se proceset që po kalon vendi i quajti demokratike
“Sigurisht duhen konsulta të mëtejshme për të arrit tek qëllimi ku do të konstituohen organet e kuvendit të Kosovës. Këto janë procese demokratike, i keni parasysh dhe praktikat e vendeve tjera demokratike ku vonesa e institucioneve nuk është dukuri e veçantë, është një proces”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat