Forumi i lidhur me Fuad Ramiqin po bënë propagandë për luftën në Siri

Lajme

Forumi i lidhur me Fuad Ramiqin po bënë propagandë për luftën në Siri

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:48

Forumi i të Rinjve Mysliman (FRM) i cili është i afërt me Fuad Ramiqin që u arrestua sot, përmes radios së tyre në internet (besimtari.com) po bën propagandë për luftën në Siri.
Gjatë një emisioni, dëgjuesit e kësaj radioje që transmetohet online, ftohen të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me arrestimin e sotme të hoxhallarëve që dyshohen për nxitje të urrejtjes fetare. Gjatë transmetimit lëshohen ‘ilahi’ të cilat u janë kushtuar shqiptarëve të vrarë në Siri, njëri ndër ta Bujar Shabani. ‘Ilahia’ është e kënduar nga i mituri Egzon Abazi.

Emisioni udhëhiqet nga një moderator mashkull i cili bashkëbisedon edhe me dëgjues të gjinisë femërore, vepër kjo e ndaluar me parimet fetare wahabiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat