Gjykata Kushtetuese, anëtare e KBDK-së

Lajme

Gjykata Kushtetuese, anëtare e KBDK-së

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:24

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot është bërë anëtare e Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese.

"Anëtarësimi i Gjykatës Kushtetuese në Konferencën Botërore të Drejtësisë Kushtetuese është bërë i mundur pas aktivizimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Komisionin e Venecias.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, është ftuar për të marrë pjesë në Kongresin e 3-të të Konferencës Botërore të Drejtësisë Kushtetuese, që këtë vit mbahet në Seul, të Republikës së Koresë Jugore, ndërmjet datës 28 shtator dhe 1 tetor 2014, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat