DW: Disa përfaqësues në Samitin e Berlinit nuk janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë

Lajme

DW: Disa përfaqësues në Samitin e Berlinit nuk janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 13:29

Benjamin Pargan, analist i Deutsche Welle, në një shkrim të tij për konferencën e Ballkanit Perëndimor në Berlin, thotë se disa përfaqësues qeverish që ishin në Gjermani, nuk janë partnerë të besueshëm.

“Disa përfaqësues qeverish, që ishin të ftuar në konferencën për Ballkanin Perëndimor, nuk janë partnerë të besueshëm për Berlinin dhe Brukselin.

Për shumë prej tyre ka dëshmi që janë të korruptuar. Disa prej tyre, madje përfaqësues të nivelit të lartë, shpesh thonë në Berlin atë që duan të dëgjojnë prej tyre partnerët e bisedimeve, ndërsa në vendin e tyre vazhdojnë të ndjekin politikën, që nuk ka të bëjë aspak me integrimin europian.

Madje disa syresh vitet e fundit, nga shpresa e madhe europiane që kanë qenë, janë kthyer në diktatorë të vegjël.

Këtyre njerëzve duhet t’u bëhet e qartë se ky populizëm banal dhe futja e mediave nën tutelë janë në dëm të objetivit që synohet të arrihet.

Mbetet të shpresojmë, që pala gjermane si organizatore e kësaj nisme në bisedimet direkte t’i shtrojë edhe këto çështje të pakëndshme.

Për shembull mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. E të shpresojmë gjithashtu, se të ftuarit e kanë kuptuar, që nacionalizmi i verbër dhe nxitja kundër homoseksualëve nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat evropiane.

Perspektiva e qartë europiane për vendet e këtij rajoni, e theksuar prej kancelares Merkel, është dhe mbetet një deklaratë ambicioze.

E diskutueshme është jo vetëm nëse vendet kandidate për anëtarësim brenda një kohe të parashikueshme do të mund dhe duan t’i realizojnë detyrat e shtëpisë.

Por nga ana tjetër e tryezës të enjten në Berlin ishin ulur edhe shumë përfaqësues qeverish, të cilët janë mjaft mirë në dijeni për shqetësimet e popullsisë gjermane.

Ata e kanë të qartë se duhet t’i vlerësojnë me seriozitet këto shqetësime dhe se numri i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia si dhe të ashtuquajturit emigrantë të varfërisë nga Rumania e Bullgaria mund të shkaktojnë frikëra të tjera.

Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor që u proklamua fort këtë të enjte mund të kthehet në një sprovë të vërtetë për qeverinë gjermane,” shkruan Pargan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat