Kryetarja e Komunes se Gjakoves, Mimoza Kusari Lila priti zv.ambasadorin gjerman Matias Kiesler

Lajme

Kryetarja e Komunes se Gjakoves, Mimoza Kusari Lila priti zv.ambasadorin gjerman Matias Kiesler

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 12:17

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka pritur zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Matias Kiesler. Në këtë takim shumë të ngrohtë dhe miqësor është biseduar mbi gjenndjen dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik, si dhe nddërtimin e infrastrukturës bashkëkohore. Duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, kryetarja Mimoza Kusari Lila e ka njoftuar të ngarkuarin me mision në ambasadën gjermane, z.Kiesler, mbi sfidat e qeverisjes tetëmujore në pushtetin lokal. Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e deitanishme dhe në perspektivë të ambsadës gjermane për Komunën e Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka potencuar edhe angazhimin e qeverisë gjermane për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza si dhe për Ngrohtoren e Qytetit. Në këtë takim me fokusim të gjerë të zhvillimit ekonomik komunal janë potencuar edhe mundësi dhe lehtësira tjera që krijohen nga institucioni i Komunës dhe është vlerësuar edhe agjensioni GIZ për kontributin e dhënë në vazhdimësi. Zëvendësambasadori Matias Keisler është shprehur mëse i kënaqur për lehtësirat që po krijohen për investime nga Komuna e Gjakovës dhe si një ndër angazhimet aktuale të shtetit të cilën e përfaqëson, Gjermaninë, ka përmendur impiantin e ujërave të zeza në Gjakovë dhe në Prizren si dhe studimin e fizibilitetit për Ngrohtoren e Qytetit. Poashtu, nga z.Keisler është vënë në spikamë edhe angazhimi për trajnime profesionale të të rinjëve, ku në këtë kontest ka përmendur edhe kontributin në vazhdimësi të agjensisë GIZ. Nga bashkëbiseduesit bashkarisht është konstatuar se shihen mundësi shumë të mira për bashkëpunim në dobi të zhvillimit lokal të Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat